Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Topojan të Dibrës, ku një fëmijë 3 vjeç është goditur me dru në kokë aksidentalisht nga babai i tij.

Rrethanat janë ende të dyshimta, ndërkohë që sipas njoftimit paraprak të policisë, dyshohet se shkak ka qenë momenti kur babai i fëmijës po priste dru dhe një nga ashklat e ka goditur në kokë fëmijën që ishte aty pranë.

Mësohet se fëmija është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, pasi ka marrë dëmtime serioze në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.