TIRANE-Babai i Aleks Nikës, Ndue Nika kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe vënien para drejtësisë së vrasësit të djalit të tij.

Ndërsa akuzon kryeministrin Berisha për vrasjet, ai hedh akuza dhe ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama që sipas tij, neglizhoi zbardhjen e së vërtetës ndërkohë që shpreson te prokurori i ri Adriatik Lalla. 

“Kam shkuar para disa muajsh me gjithë nusen e djalit tek Ina Rama, tek zyra e kontrollit aty tek dera, dhe përfundimisht pas një ore ajo9 na ka kthy përgjigje, “nuk kam kohë, nuk merrem me këtë punë”. Sot e kësaj dite unë jam sikur gogla në majë të ujit. Pres drejtësi. Djali im nuk ngjallet, por duhet të më japi përgjigje shteti kush e ka fajin. Fajin unë e di se e ka shteti komplet. Më ka vrarë djalin me urdhër, nuk përdoret snajperi në asnjë vend të botës pa urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Më ka borxh Sali Berisha sa të jetë gjallë. Prokurori i ri të studiojë kush është fajtori. Pse e anulojnë dosjen e Aleksit. Tre vetë kanë dalë emrat se kush i ka vrarë, Aleksi im nuk del.”- u shpreh babai i Aleks Nikës, në një prononcim për NEWS24.