30 nëntor 2015 – Një ngjarje e rëndë raportohet këtë mbrëmje nga qyteti i Korçës, ku një person ka plagosur me armë zjarri djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pojan, ku Romeo Nako ka qëlluar në drejtim të djalit 15-vjeçar, P.Nako.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se autori ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar mbi të birin. Djali është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Babait i janë vënë prangat, ndërsa në vijim pritet që të zbardhen motivet që e shtynë të plagoste të birin.
/portali DurresLajm/