MEKSIKE, 13 shkurt 2013 – Para pak ditësh një lajm tronditi botën mbarë. Në Meksikë një vajzë e mitur, vetëm 9 vjeç, kishte lindur bebe.

Mediat raportuan se ajo ishte tetë vjeç kur mbeti shtatzënë me një adoleshent, që ishte arratisur. Por tani zyrtarët meksikanë konfirmojnë se vajza që lindi beben është 12 ose 13 vjeçe, dhe jo 9, siç pretendonte mamaja e saj.

Zyrtarët po ashtu kanë konfirmuar se njerku i saj 44- vjeçar është babai i fëmijës dhe jo i dashuri adoleshent i të miturës. Ishin fqinjët që hodhën fillimisht dyshime për moshën e vajzës, të quajtur Dafne.

Ka spekulime të ndryshme për këto veprime të mamasë së Dafnes, por njëri prej tyre është se ajo do ta fusë vajzën në rrugën e prostitucionit. Vetë mamaja e Dafnes punon si prostitutë.