RUSI– Mikail Kallashnikov, krijuesi i automatikëve të prodhuar në Rusi, por të njohur në mbarë botën është shtruar në spital.

Mediat ruse i janë referuar deklaratës së dhënë nga zëdhënësi i 93 vjeçarit.

“Kur shkova ta takoj javën e kaluar në shtëpi më tha se nuk ndihej keq, por nuk kishte më fuqi”,- ka deklaruar Nokolai Chkliaev, për agjensinë e lajmeve Ria-Novosti.

“Me siguri bëhet fjalë për problem të moshës”,- ka shtuar ai.