Lulzim Mema, babai i motoristit të anijes “Çelepia”, Luan Memës, i bën apel shtetit të gjejë djalin e tij gjallë apo vdekur.

Lulëzimi është detar i vjetër, më shumë se 35 vjet në det, dhe shenja se djali ka 5 ditë pa kontaktuar nuk i duket e mirë. Qëndron përpara Dispeçerisë së peshkimit me shpresë se nga radio e kryedispeçerit do të dëgjojë edhe një herë zërin e të birit.

“Ka pesë ditë që nuk përgjigjet. Sot në drekë bëhen 5 ditë. Që kur ka ikur nuk ka folur në telefon. Duhet të dalin e ta kërkojnë anijen, ta gjejnë e të na e sjellin gjallë apo vdekur”, thotë babai me lot në sy.

“Jam detar i vjetër, kam punuar gjithë jetën në det. Nuk ka mundësi që të mos kontaktohet pesë ditë me radhë. Asnjëherë”, shton ai.

Ndjekim intervistën.

K.H.