Në llogarinë X (ish-Twitter) të Donald Trump Jr, djalit të ish-presidentit amerikan, shkruhej se babai i tij kishte vdekur teksa fyente presidentin Joe Biden në një seri mesazhesh të ngarkuara nga hakerat të mërkurën.

Mesazhet u fshinë në më pak se një orë. Ndërkohë, faqja e Don Jr. ka rreth 10 milionë ndjekës.

“Me pikëllim njoftoj se babai im, Donald Trump, ka ndërruar jetë. Do të kandidoj për president në vitin 2024”, ka shkruar ai.

Mesazhe të tjera përmendën një influencues të kriptomonedhës që përballet me akuza mashtrimi nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, dhe YouTuber Logan Paul, raporton BBC.

Një zëdhënës i SHBA-së, Andrew Surabian, postoi një mesazh në llogarinë e tij në Truth Social duke njoftuar se llogaria X (ish-Twitter) e Donald Trump Jr ishte hakuar.

“Llogaria e Donit është hakuar”, postoi Andrew Surabian duke shtuar se postimi ishte “qartësisht jo i vërtetë”.