Një baba kryqëzoi të birin e tij 10 – vjeçar në rrugë, sepse refuzoi që të bënte detyrat e shtëpisë.

Fëmija u la në këtë gjendje për orë të tëra nga i ati, i cili mendoi se poshtërimi publik do ta stimulonte të birin.

Ishte një fqinj në bashkinë e Chongqing, në perëndim të Kinës që e pa djalin në rrugë dhe bëri edhe këtë foto.

Sipas këtij të funidt, babai i 10 – vjeçarit ka një dyqan frutash dhe njihet për karaterin e tij strikt me 2 djemtë e tij.

Pasi iu tha nga mësuesit se i biri nuk kishte bërë sërish detyrat, burri ndërmori këtë veprim, i cili është konsideruar tejet ekstrem nga komentuesit në internet.