11 gusht 2015 – Një baba fanatik, zbatues i rreptë i zakoneve fetare ka preferuar që e bija t’i mbytet në det sesa ta shpëtonin rojet bregdetare, pasi nëse ata e preknin me duar, atëherë vajza do të çnderohej.

Ngjarja ka ndodhur në Dubai, ku një vajzë 20-vjeçare po pushonte me familjen e saj. Teksa ka hyrë në det, papritur vajza nisi të mbytej dhe po kërkonte ndihmë. Aty gjendeshin dy prej djemve të grupit të shpëtimit dhe menjëherë shpejtuan për ta ndihmuar.

Mirëpo, babai ndaloi njërin prej tyre e madje pati edhe përplasje fizike. Ai thoshte se nëse e preknin vajzën atëherë ajo do të çnderohej.

“Kjo bindje i kushtoi edhe jetën vajzës. Ishim aq afër, arritëm te vajza por e nxorëm të vdekur”, tregon zëvendësshefi i skuadrës së shpëtimit, i cili e cliëson këtë ngjarje si tragjedinë më të madhe të jetës së tij dhe që nuk mund ta harrojë kurrë.

Ndaj babait të vajzës do të nisë një proces gjyqësor, pasi ai tashmë akuzohet për vdekjen e vajzës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/