30 shtator 2015 – “Mamin e keni k…. dhe të gjithë policët e dyshit e kanë dashnore”.
Kjo fjali sa fyese dhe prekëse njëkohësisht, që mbi të gjitha ka dalë nga goja e babait, ka shtangur dy fëmijë në Tiranë, të cilët më pas i drejtuar policisë.
Shtetasi S.D ka shkuar në shtëpi dhe sapo ka hyrë brenda u është drejtuar fëmijëve me këto fjalë. Por menjëherë pas kësaj, ata e kanë nxjerrë jashtë dhe kanë shkuar në policinë e Tiranës për të paditur të atin.
Fëmijët së bashku me nënën e tyre janë shprehur se ai është njeri i dhushëm dhe se prania e tij në shtëpi është e rrezikshme. Një vit më parë bashkëshortja e S.D kishte marrë një udhër mbrojtjeje nga gjykata.
Sapo ka marrë denoncimin policia i ka kërkuar prokurorisë të veprojë. S.D është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg.
/S.L. portali DurresLajm/





