FRANCE – Të mbyllur në shtëpi që në lindje. Kështu kanë jetuar në një fshat të vogël në Francë 4 fëmijë, 3 vëllezër dhe një motër. Ai që i mbante mbyllur fëmijët ishte pikërisht i ati i tyre.

Ngjarja e rrallë është regjistruar në Saint-Nazaire, pranë Nantes. Zjarrfikësit ishin lajmëruar nga nëna e fëmijëve për rastin në fjalë dhe u habitën kur gjetën të mbyllur fëmijët, dy prej të cilëve në moshë madhore.

Fëmijët ishin të moshës 20,19,17 dhe 14 vjeç. Për të njoftuar zjarrfikësit gruaja u hoq sikur kishte problem në shtëpi dhe pas mbërritjes së tyre në banesë ajo u tregoi për fëmijët e mbyllur brenda.

Babai i tyre, 51 vjeç, u dërgua menjëherë në spitalin psikiatrik, ndërsa gruaja u la e lirë për t’u qëndruar fëmijëve pranë. Sipas autoriteteve ata paraqesin probleme të theksuara nervore.