Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 persona të një familjeje, pasi akuzohen për “Kanosje për hakmarrje”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit në bashkëpunim”.
Sipas të dhënave zyrtare nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Tom Rrethi, 18 vjeç; Pashko Rrethi, 20 vjeç dhe Pëllumb Rrethi, 40 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një kallëzimi të bërë nga shtetasi V. L. 39 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, se rrugës për në banesë është kanosur me armë zjarri automatik për arsye hakmarrje për një konflikt të mëparshëm nga ta.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja model 56, ndërsa materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit.