Angli, 14 maj 2014 – Një burrë, që ka jetuar larg vajzës së tij deri kur ajo mbushi 14 vjeç, akuzohet se ka sjellë në jetë me minorenen 3 fëmijë.
Burri, një 57 vjeçar nga qyteti Huddersfield, në Angli, është dënuar me 4 vite burg nga gjykata e Leeds.
Burri e ka takuar vajzën e tij, kur ajo kishte mbushur 14 vjeç. Vajza kishte kujtuar gjithnjë se babai i saj natyral ishte njerku.
Kur kishte marrë vesh të vërtetën, ishte vënë në kërkim të babait të saj të vërtetë dhe pasi e kishte gjetur kishte shkuar të jetonte me të.
At e bir kanë nisur menjëherë një lidhje inçesti, kur vajza ishte jo më shumë se 14 vjeçe.
Fëmija i parë erdhi në jetë në vitin 2002. Një fëmijë i dytë lindi vetëm 1 vit pas të parit.
Gjykata e paralajmëroi burrin që të ndërpriste inçestin me vajzën e tij, por kjo kërkesë nuk e bindi çiftin të ndahej.
Në vitin 2010 erdhi në jetë fëmija i tretë. Burri i dënuar me 4 vite burg nga gjykata akuzohet për 10 krime seksuale, mes të cilëve inçesti, dhunë seksuale dhe akte të turpshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





