28 shtator 2015 – Një baba mysliman mbyt me duart e tij të bijën 19-vjeçare, pasi zbuloi nga policia se ajo ishte kapur duke vjedhur prezervativë për të bërë seks me të dashurin e ndaluar.
Historia tronditëse vjen nga Gjermania, në qytetin Darmstadt, ku prindërit të dy së bashku e veshën vajzën e vdekur, Lareeb, një studente stomatologjie, e futën në një karrocë me rrota dhe e nxorën nga shtëpia. Pasi e futën në makinë, ata e hodhën trupin në një argjinaturë.
Prindërit Asadullah Khan dhe Shaziajanë me origjinë nga Pakistani, tashmë po gjykohen për vrasjen e vajzës së tyre. Por, mamaja 41-vjeçare ka deklaruar se ajo ishte tërësisht në skllavëri të burrit, dhe nuk ka patur mundësi që ta shpëtojë të bijën nga i shoqi. Ky i fundit ka pranuar në gjyq mes lotëve se e ka vrarë të bijën, duke theksuar se ajo i kishte çnderuar familjen me dashurinë e saj për një djalë që ai nuk e kishte aprovuar.
Ndërkohë, vajza tjetër e familjes Nida, 14 vjeçe, ka dëshmuar kundër dy prindërve të saj, duke thënë se edhe nëna e saj është strikte njësoj si babai. “Mami nuk është skllave, ajo mund të bëjë çfarë të dojë. Ajo shpeshherë më rreh mua. Unë dhe motra ime nuk lejoheshim që të flisnim për të dashurin e saj. Ndërsa babai thoshte se ajo do të martohej në Pakistan”.
/S.L. portali DurresLajm/