Pushimet në plazhin e Forcatella, midis Torre Canne dhe Savelletri u kthyen në një tragjedi për një familje nga Bari.
Burri, gruaja dhe vajzat e tyre binjake po pushonin duke kaluar kohë në plazh. Por teksa dy vajzat 11-vjeçare po laheshin në det era e papritur që ka trazuar detin ka pamundësuar që ato të dilnin.
Pasi babai i tyre e ka vënë re, ka shkuar menjëherë për t’iu ardhur në ndihmë. Ai notoi dhe arriti t’i nxirrte vajzat në një pozicion që mund të arrinin në breg.
Pas këtij momenti ai është parë nga njerëzit që po rrokullisej në det. Pavarësisht pse të pranishmit i shkuan në ndihmë menjëherë, ai ndërroi jetë. Vajzat dhe gruaja e tij panë momentin tragjik.
47-vjeçari mund të ketë vdekur nga uji i tepërt që mund të ketë pirë ose mund të ketë pësuar infarkt nga sforcimet dhe është mbytur.





