Në vijim të informacionit të dhënë më datë 4 korrik, për largimin nga banesa të shtetases D. Sh., 25 vjeçe, policia bën me dije se është bërë e mundur gjetja e kësaj shtetaseje.

Policia informon se 25-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk jep detaje të tjera rreth rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.