Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në Fier. Sipas të dhënave zyrtare policore, sot rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”, dyshohet se shtetasi Rushti Fejzullai, 93 vjeç, ka goditur veten me thikë në banesën e vajzës së tij.
93-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Sipas informacioneve, i moshuari e ka goditur veten një herë me thikë në qafë në prani edhe të personave të tjerë në banesë.
Rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.





