Policia e Korçës ka mundur të ndalë një baba që nxirrte të birin e mitur për të lypur dhe e rrihte. Mësohet se nga specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të paligjshme, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.K, 38 vjeç, banues në Korçë. “Proçedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas, ka keqtrajtuar dhe shfrytëzuar si lypës, në qytetin e Korçës dhe në rrethe të tjera, djalin e tij të mitur, shtetasin K.K, 7 vjeç, duke përfituar prej punës së tij, të ardhura materiale (familja i përket komunitetit egjiptian).
Sqarojmë se fillimisht, fëmija i mitur, është gjetur, rreth orës 01.00 të mëngjesit, i vetëm në rrugë, pranë derës të një lokali, nga punonjësit e Shërbimit të Rendit. Shtetasi K.K, deklaroi në prani të psikologes dhe të prindërve të tij, se ai detyrohej nga nëna dhe babai i tij, të lypte në rrugë dhe të ardhurat që fitonte (në ditë) duhet t`ua dorëzonte prindërve”, tha policia. Hetimi ka nisur për akuzën “keqtrajtim të të miturve”.