GREQI, 4 maj 2013- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku dy prindër janë arrestuar pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët e tyre. 

Ky lajm ka tronditur gjithë qytetin e Patrës në Greqi, pas denoncimit të bërë, nga dy vajza adoleshente, të cilat kanë treguar sesi babai i tyre i kishte përdhunuar ato. 

Sipas informacioneve ekskluzive të “Patras Times”, burri me moshë 40-vjeçare, mësohet që prej kohësh dhunonte fizikisht dhe përdhunonte dy vajzat e tij, ndërsa të birin e detyronte të përdhunonte nënën para syve të tij.

Prokuroria e qytetit ka vendosur akuzën e abuzimit seksual ndaj të miturve, joshje e të miturve, përdhunim në vijimësi dhe incesti, ndërsa priten që të kalojnë së shpejti dyert e hetuesisë!

Sipas njoftimeve të para i ati i të miturve dëshmoi në prokurori se “doja të bëja burrë tim bir, ndaj e detyroja të përdhunonte nënën e tij.

Nga ana e saj nëna e djalit, thuhet të ketë dëshmuar se “kisha frikë bashkëshortin, ndaj kryente marrëdhënie seksuale në të cilën e vinte bashkëshorti me dhunë”.

Të dy prindërit ndodhen në dhomat e paraburgimit dhe çështja e tyre tashmë ka marrë rrugën e drejtësisë.

Duhet thekuar se çështja erdhi në dritë pas denoncimit të dy vajzave të familjes 17 dhe 16 vjeçe përkatësisht, në organizatën jo qeveritare dhe jo fitimprurëse.