28gusht 2015 – Një person në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren ka tentuar të vrasë djalin e vet për shkak se ky i fundit kishte marrë nusen pa pëlqimin e të atit. Viktima ende është në jetë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike. Kurse, i dyshuari ka tentuar ta vrasë veten, por është bindur nga policia, e cila më pas e ka arrestuar.
Sipas gazetës “Express”, patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar të vrasë veten me armë, por është bindur nga një polic patrullues që armën që e kishte mbështet në kokë ta lëshojë në tokë, pas disa çastesh i dyshuari e ka lëshuar armën dhe i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë.
Pas hetimeve fillestare, dyshohet se baba ka shtënë në drejtim të të birit me qellim që ta vrasë. Motivi i vrasjes në tentativë dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka një vajzë për nuse pa pëlqimin e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit injëjti po mbahet në ambientet e policisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/