Tiranë, 13 shtator 2014 – Një ngjarje e rëndë u regjistrua të premten në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Një 46- vjeçar plagosi me armë të dashurin e vajzës së tij, pasi ai i kërkoi që të mos i pengonte që të bashkëjetonin.
Nuredin Lika qëlloi mbi 26- vjeçarin, pasi ai kishte shkuar në shtëpi për t’i kërkuar llogari pse nuk i linte të jetonin bashkë me të bijën.
Raportohet se Lika nuk e ka kapërdirë dot këtë fakt dhe ka qëlluar duke e plagosur rëndë Zijadin Gj.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke sekuestruar armën e krimit, tip pistoletë.
Në banesë u gjetën edhe një kallashnikov dhe një çifte.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





