3 dhjetor 2015 – Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin Romeo Nako, i cili plagosi të birin 15-vjeçar, duke e qëlluar me armë në këmbë.
Përpara trupit gjykues, Nako ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ka qenë i dehur dhe se nuk mban mend asnjë gjë nga ajo çfarë ka ndodhur. Ai ka gjetur rastin që të shprehet i penduar, pasi kurrsesi nuk do e vriste djalin e tij. “Kam qenë i dehur. Kurrsesi nuk do vrisja djalin tim, për këtë jam penduar”, mësohet që të ketë thënë Nako.
Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë, kur Romeo Nako, mori një armë tip kallashnikov dhe tentoi që të vriste bashkëshorten, për shkak të problemeve që ata kishin me njëri-tjetrin. Por pikërisht në atë moment, djali i vogël doli para të ëmës, dhe plumbat e tij e qëlluan atë në pjesën e gjymtyrëve të poshtme.
Aktualisht, djali i mitur ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
/portali DurresLajm/