Një baba duket se nuk ka duruar dhe ka rrahur djalin e tij 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ndërsa babai dhunues është arrestuar nga policia.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin L. L., 54 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 23 vjeç.

Gjithashtu, njoftohet se nga stacioni i Policisë Velipojë janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 44 vjeç, pasi ka kallëzuar një 60-vjeçar se shtetasi S. P. ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Rrjoll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.