Shqiptari Petrit Likaj ka pranuar vrasjen e vajzës së tij 20-vjeçare, Sabrinës, ngjarje e ndodhur në muajin korrik në qytetin Adelaide në Australi.

49-vjeçari doli të hënën para Gjykatës së Magjistraturës në Port Adelaide përmes një video-mesazhi, për shkak se ai ndodhet në një institucion të shëndetit mendor, pasi gjatë “përleshjes” me thikë me vajzën, kishte pësuar edhe vetë lëndime.

Shqiptari iu ka thënë avokatëve të tij se ndihej fajtor për atë që kishte ndodhur duke pranuar kështu fajësinë për ngjarjen që tronditi opinionin publik.

20-vjeçarja, Sabrina Lekaj e cila ishte studente e mjekësisë dhe një pianiste me talent të veçantë, u godit nga babai saj pas një natë të kaluar jashtë me shoqërinë.