10 qershor 2015 – Një baba nga Pakistani ka vrarë tre vajzat e tij, binjaket Chashman dhe Aman të moshës 7-vjeçare dhe Fiza 5-vjeçare, pasi ai nuk dëshironte që të shpenzonte para për edukimin e tyre.
Të dielën gjatë natës, autori i krimit, Irshad Ahmed, nxiti gruan e tij Shabana Naz për të marrë pjesë në një ceremoni martesore me djalin e tyre të vetëm. Ajo mori me vete vetëm një nga vajzat e saj, më të voglën që është dy vjeçe. Kur u kthye në shtëpi, Shabana zbuloi trupat e pajetë të tre vajzave të vogla të shtrirë në shtrat, ndërsa babai i tyre kishte ikur.
“Ai më tha që nuk dua që t’i edukoj vajzat dhe të shpenzoj para për rritjen e tyre. Djali im i vetëm është shpresa ime për të ardhmen”, ka thënë nëna e viktimave, citon “Mail Online”.
Edhe policia në krahinën qendrore të Punjabit e ka konfirmuar rastin në fjalë, dhe është në kërkim të babait vrasës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/