Një baba është kapur nga policia i akuzuar se ka mbytur djalin e tij pesëvjeçar për vdekje dhe se i ka dërguar fotografi të kufomës ish-gruas së tij sepse ajo gjeti një të dashur tjetër.

Gabriel Enrique Gonzales Cubillos la trupin e djalit të tij, Gabriel Esteban, në një dhomë hoteli në Departamentin e Cundinamarca, në Kolumbinë qendrore pas vrasjes.

50-vjeçari u arrestua në një pikë kontrolli trafiku ku mediat lokale raportuan se ai ishte përpjekur të korruptonte policinë për ta lënë të kalonte.

Policia mendon se ai kreu vrasjen e të birit sepse ish-gruaja e tij gjeti një partner të ri.

Cubillos dyshohet se e ka rrëmbyer djalin e tij të dielën më 2 Tetor, përpara se ai të akuzohet për vrasje në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Thuhet se ai i dërgoi Consuelo Rodriguez, ish-gruas, një fotografi të trupit të Gabrielit të vogël dhe rrëfeu për vrasjen.

Mesazhi që i shkruajti në WhatsApp ishte: “Ai nuk vuajti. Tani mund të kënaqeni vetëm me Edilson dhe Wesly pa Tricitico dhe pa mua. Urime.”

Identitetet e personave të tjerë të përmendur në mesazhin e tij janë aktualisht të paqarta.

Cubillos thuhet se i ka lënë një USB ish-gruas së tij duke detajuar planin e tij të sëmurë. Djali i ri u gjet i vdekur në hotelin El Rey, në Melgar, sipas mediave lokale. Mësohet se ai vdiq nga asfiksia mekanike.

Hetimi është në vazhdim.