Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës, ku trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë larg shtëpisë së saj.

Sipas medieve, dyshohet se 34-vjeçarja Nicola Keane ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa kjo do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Por, kur policia shkoi në shtëpinë e 34-vjeçares për të njoftuar bashkëshortin për këtë ngjarje tragjike, aty zbuluan se foshnja e tyre 7-muajshe nuk merrte frymë dhe ishte po ashtu e pajetë.

Babai ishte zgjuar nga gjumi kur policia shkoi në banesë për ta njoftuar për humbjen e gruas. Por, fatkeqësisht mësuan se edhe foshnja e çiftit kishte ndërruar jetë, dyshohet për shkak të asfiksisë.

Shtypi vendas raporton se policia nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë tragjedi të dyfishtë, por i konsideron ngjarjet si një tragjedi familjare.