Në 24 orët e fundit dy largime nga shtëpia janë raportuar në policinë e Durrësit.
Ndërsa një baba është paraqitur pranë komisariatit të policisë për të denoncuar largimin nga shtëpia të vajzës adoleshente, një 42-vjeçar nga Rubjeka ka raportuar se ish-gruaja, 31-vjeçarja M.V., banuese në Kashar ka ikur jashtë shtetit, duke braktisur fëmijën e saj, 7-vjeçar.
Mësohet se shtetasi H.F, vjeç 40, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa vajza F.F, vjeç 16.
Policia bën të ditur se ka nisur punën për gjetjen e adoleshentes, ndërkohë që ndaj 31-vjeçares nga Kashari ka nisur procedimi penal për akuzën “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 22.04.2017, shtetasi P.Xh, vjeç 42, banues në Rubjekë, ka bërë kallëzim se ish bashkëshortja shtetasja M.V, vjeç 31, banuese në Kashar, është larguar jashtë shtetit, duke braktisur fëmijën e saj, vjeç 7. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 124/1 i Kodit Penal.





