Gjykata e Apelit Tiranë lë të pandryshuar masën e  sigurisë "arrest në burg" për Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt në audiopergjimin e Babales.

Alizoti i akuzuar për "kallëzim të rremë". Kolegji penal la të pandryshuar edhe masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" për gazetarin Jetmir Olldashi.

Ndersa Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babalja, aktualisht në statusin e azilkërkuesit në Kosove, nuk e ka ankimuar masën "arrest në burg" dhënë në mungesë për të.