Pas rreth 1 viti largimi nga Shqipëria, pritet që Albert Veliu, ose i njohur ndryshe si Babalja, të ekstradohet nga Belgjika. Mësohet se kërkesa për azil e Veliut nuk është pranuar nga autoritete belge dhe së shpejti do të nisin procedurat e ekstradimit.

Albert Veliu, u largua nga vendi pak kohë nga publikimi i audio përgjimit, kur Partia Demokratike pretendoi se Veliu fliste me vëllain e ishministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Geron Xhafën, për rast të trafikut të drogës.

Ndërkohë që Fredi Alizoti, presoni tjetër i përfshirë në këtë histori, ka akuzuar Ervin Salianjin, ish-deputet të PD, se i ka ofruar lekë për të përfshirë vëllain e ish-ministrin në çështje.

Kjo çështje vijon të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.