Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pyetur nga gazetarët për çështjen e audio-përgjimit që pretendohet se shfaqet vëllai i tij në pazare droge si dhe pretendimin e Fredi Alizonit se kryepolici Ardi veliu e ka marrë me makinë dhe e ka çuar në Prokurori.
“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që t'i shërbej vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mia. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë”, tha Ministri Xhafaj.





