Dy burra, babë e bir janë arrestuar pasi kanë shantazhuar familjen Mikael Shumaker që do të publikonin foto në lidhje me aksidentin e rëndë të skijimit të vitit 2013, që ndryshoi jetën e ish-kampionit të Formula 1.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta gjermane Sudkurier.

Sipas prokurorisë së Wuppertal-it, të dy kishin pretenduar se kishin dosje “që familja do të ishte e interesuar të mos i publikonte”.

Për të mos publikuar dosjet në internet, familja e ish-pilotit të Formula 1 duhet t’i paguante  shantazhuesve disa milionë euro.

Për të forcuar kërkesat e tyre, shantazhuesit u dërguan disa dosje viktimave të tyre.

Prokurori Wolf-Tilman Baumert shtoi se ai nuk dëshiron të bëjë deklarata “për arsye hetimi taktik”.