Ky i ri e nxori nga deti bashkë me një grup plazhistësh të tjerë vajzën 9-vjeçare që po mbytej në Rrushkull të Durrësit.
Ai tregon përpjekjet e babait për të shpëtuar vajzës në një det me dallgë.
Ambulancës iu desh një kohë e gjatë të mbërrinte në plazhin publik të Rrushkullit në një rrugë të keqe. Dëshmitarët thonë se po të vinte më herët ndoshta do t’ia kishin dalë të dy babë e bijë.
Pasditen e së mërkurës ne ora 18.00 në plazh nuk kishte roje dhe ndërsa nuk ka as kullë vrojtimi.
Policia ka nisur hetimet por në vendngjarje dëshmitarët drejtojnë gishtin te mungesa e një roje plazhi dhe e sinjalistikës për det me dallgë. /TCH





