Policia ka vendosur në pranga baba e bir në Korçë pasi kanë dhunuar një 69-vjeçar për motive pronësie.

Raportohet se i dhunuari me iniciale B. B., ka marrë mjekim në spital, si dhe u pajis edhe me urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa janë arrestuar baba e bir, 60-vjeçari me iniciale P. R., dhe 35-vjeçari me iniciale G. R..

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit P. R., 60 vjeç dhe G. R., 35 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin B. B., 69 vjeç, për motive pronësie. Nga konflikti është dëmtuar shtetasi B. B., i cili mori mjekim në spital, si dhe u pajis edhe me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi policia.