Për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe që ka sjellë humbjen e jetëve të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm për shkak të përmbytjeve, deputetët sot kanë mbajtur 1 minutë heshtje.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, deputeti Lika ka kërkuar që në Kuvend të mbahet 1 minutë heshtje, kërkesë që është pranuar nga deputetët.
Lika: Unë kam kërkuar fjalën sapo ka filluar senaca, e kam kërkuar fjalën për t’i kërkuar Parlamentit për ngjarjen që ka ndodhur në Malësinë e Madhe ku humbën jetën babë e bir. Në emër tim dhe të asaj zone i kërkoj Parlamentit të mbajë 1 minutë heshtje për atë ngjarje të rëndë që ka ndodhur.