Djali 20 vjeç në bashkëpunim me të atin dhe dy kushërinj, kanosin me armë zjarri pronarin e një lokali në Bushnesh të Krujës duke qëlluar në ajër dy herë. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes pronarit të lokalit, shtetasit H.K., 47 vjeç dhe fisit Alushi, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Pas ngjarjes, policia njofton se ka mundur të arrestojë vetëm njërin prej autorëve, 20-vjeçarin Ronald Alushi dhe ndërkohë janë shpallur në kërkim:
• A. Alushi 50 vjeç, babai i autorit;
•A. Alushi 23 vjeç, kushëriri i autorit;
• F. Alushi 27 vjeç, kushëriri i autorit.
Të gjithë të kërkuarit janë banues në Bushnesh të Krujës.
Ngjarja
“Alushi, më datë 11.03.2016, në fshatin Bushnesh, Krujë, pas një konflikti çasti, në bashkëpunim me babanë e tij dhe dy kushërinjtë, ka kanosur me armë zjarri automatik, duke gjuajtur në ajër në afërsi të lokalit të shtetasit H.K. 47 vjeç”, njofton policia.
Në sajë të veprimeve të shpejta të ndërmarrë nga ana e efektivëve, Ronald Alushi u arrestua në afërsi të banesës së tij, ku u gjetën:
një armë zjarri automatik model 56, kalibri 7.62 mm;
një krehër me 10 fishekë;
një automjet tip Fiat me targa CD 439 AX.
Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe 2 fishekë të paplasur.