Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve, babë e bir, të përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë, gjithashtu babë e bir.
Gjithashtu, policia ka nisur procedim penal ndaj S. M., 37 vjeç dhe N. M., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në një konflikt fizik dhe është dëmtuar një automjet i parkuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 31 vjeç dhe F. Sh., 64 vjeç, babë e bir, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas, gjithashtu babë e bir;
-S. M., 37 vjeç dhe N. M., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 37-vjeçari ka goditur me grushte, shtetasin N. M., ndërsa ky i fundit, gjatë konfliktit, ka dëmtuar një automjet të parkuar.





