Babë e bir nga Durrësi janë përfshirë në një sherr duke goditur me sende të forta një 36-vjeçar. Policia njofton se ka arrestuar babanë, shtetasin F.R., ndërsa për djalin e tij 17-vjeçar nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Sherri ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 41 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin 17 vjeç të shtetasit F. R., pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar.





