Babë e bir nga Turqia janë kapur në portin e Durrësit, në tentativë për të kaluar kufirin me pasaporta të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kapën shtetasin Abdullah Orge 60 vjeç, banues në Turqi. Gjithashtu  filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të babait të tij, shtetasit turk E.O. 84 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, më datë 15.11.2017, gjatë kontrollit për të udhëtuar nga Durrësi për në Ankona, janë kapur në Portin e Durrësit me pasaporta, të cilat dyshohen  të jenë të falsifikuara, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.