Policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej autorëve të Mikel Shirës si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Mësohet se në pranga ka rënë Abedin I., 56 vjeç ndërsa djali i tij 22-vjeçar, shtetasi S. I., është në kërkim pasi rreth orës 12:45 të ditës së sotme kanë plagosur me armë zjarri 18-vjeçarin në zonën e Selitës.

Sipas autoriteteve policore, babë e bir e plagosën 18-vjeçarin Shira pas një konflikti për motive të dobëta. I riu mori dëmtime në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 22-vjeçarit.