LUSHNJE– Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në Lushnje pas një konlikti për motive pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Imshtë të Lushnjes ku babë e bir kanë plagosur me thikë dy të afërm pas një sherri me këta të fundit për tokën.
Sipas informacioneve Luftëtar dhe Mikael Sheqi, babë e bir kanë plagosur me thikë dy të afërmit e tyre Spiro dhe Ermon Sheqin 25 dhe 37 vjeç.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes ndërsa më pas njëri prej tyre është nisur drejt Spitalit ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





