Babë e bir rrëmbejnë me forcë një të ri, e dërgojnë në pyll, e lidhin pas peme dhe më pas e rrahin me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, ku policia informoi sot arrestimin e dy autorëve, Aristir Priftit, 58 vjeç, dhe djalit të tij Roland Priftit, 31 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë së Lushnjës, e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta. Babë e bir kanë marrë forcërisht në mjetin tip Golf me targa AA 134 HC shtetasin Sh.J., 29 vjeç, banues në Divjakë, të cilin e kanë çuar në pyllin e Divjakës duke e lidhur me litar pas një peme dhe e kanë rrahur e goditur me sende të forta.

Nuk ka ende detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.