14 maj 2015 – Babë e bir kanë vrarë njëri-tjetrin me armë në krahinën veriore Kastamonu në Turqi, nisur nga një mosmarrëveshje për korrjen e fushës.
Ngjarja e pazakontë u shënua të mërkurën, kur Halil Ibrahim Dabanoglu 62-vjeçar, dhe djali i tij 45-vjeçar Hasan nisën të diskutonin mbi djalin e këtij të fundit, pasi gjyshi e kishte urdhëruar të korrte fushën. Në vend të zbatimit të urdhrit, Hasani e kishte dërguar djalin e tij në shkollë.
Gjyshi shkoi në shkollë për të marrë nipin, por i ati e kishte marrë më herët. Gjatë rrugës për në shtëpi, babë e bir përplasen rrugës, dhe gjatë debatit shtijnë të dy me armë në të njëjtë kohë ndaj njëri-tjetrit në sy të të miturit B.D.
Gjyshi mori 3 plumba, ndërsa babai 4 të tillë. Ata humbën jetën që të dy në spital.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/