Flokët e infermierit Wang Benxue, vetëm 39 vjeç, janë kthyer të gjitha të bardha, në një periudhë vetëm 2 mujore. Thinjat erdhën për shkak të stresit të përjetuar në punë.

Infermieri ka punuar në Hubei për 56 ditë dhe i ka shërbyer 21 pacientëve të prekur nga koronavirusi në një spital të përkohshëm në Wuhan.

Benxue ishte shumë i lidhur me vajzën e tij të vogël me të cilën nuk u takua fare përgjatë gjithë periudhës që shërbeu në spital.

Pas ndarjes dy mujore, vajza e mitur është habitur me flokët e të atit dhe pyetja e parë që i drejtoi sapo e takoi ishte: “Babi, çfarë ka ndodhur me flokët e tu?”