Kantautori Elton Deda ka kujtuar të atin, i cili sot do të festonte ditëlindjen e 79-të. “Ta gëzosh ditelindjen, babi. Nuk harrohesh kurrë”, shkruan në postimin e tij në Facebook këngëtari.
Dirigjenti i mirënjohur shqiptar Ferdinand Deda u nda nga jeta më 24 gusht të vitit 2003, në moshën 62-vjeçare. Ai realizoi qindra koncerte dhe është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.
Prej vitit 1964 ka realizuar mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi etj., ndërsa me orkestrën simfonike të RTSH-së ka kompozuar muzikën e shumë filmave.





