Te Milani ai ka ditët të numëruara, por me merkaton që po shkon drejt mbylljes, Carlos Bacca duhet të zgjedhë destiancionin e tij të ri. Sulmuesi kolumbian nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të kuqezinjëve Vincenzo Montella dhe për këtë arsye Bacca është gati të rikthehet në Spanjë.
Edhe pse mendohej se sulmuesi i Los Cafeteros do të rikthehej te Sevilla, së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e Baccës ka dalë Villareeali, më Nëndetsën e Verdhë që sheh te kolumbiani zëvendësuesin ideal të Roberto Soldados i cili u transferua në Turqi te Fenerbahce. Edhe vetë 30-vjecari e shikon me sy të mirë një kalim në El Madrigal.