Bajamja e hidhur ka aromë të fortë dhe përdoret në mjeksinë alternative si ilaç efektiv. Prodhuesit më të mëdhenj të këtij produkti janë ShBA, Greqia, Irani, Italia dhe Maroku. Fruti i bajames së hidhur është i pasur me vitamina A, E, B1, B2, B6. B17 dhe minerale. Emri i i vjetër i vitamina B17 është amygdalini.
Amygdalini është pjesa e hidhur e bajames dhe konsiderohet të ketë veti antikanceroze. Në vitin 2001 në një konferencë mjekësore në Karlsruhe të Gjermanisë, u konfirmua thënia:“ajo që është e hidhur në gojë, është e mirë në stomak.”
U vu kryesisht theksi se lëndët e hidhura ndihmojnë në procesin e përgjithshëm të tretjes. Përshpejtojnë tretjen në stomak dhe qarkullimin në zorrë.
Bajamja gjithashtu stimulon sekretimin e tëmthit dhe të pankreasit, përmirëson tretjen e albuminave, yndyrave dhe proteinave, lehtëson kollën dhe astmën, përmirëson sistemin tretës. Ka efekt anti-inflamator dhe analgjezik, zvogëlon ndjenjen e fryrjes dhe pengon procesin e fermentimit që ndodh në zorrë. Duke përmirësuar thithjen e vitaminës B12, lëndët e hidhura mbështesin prodhimin e gjakut, nxisin përthithjen e elementeve yndyrëndarëse dhe të hekurit. Lëndët e hidhura mbështesin krijimin e bazave (pH alkaline të lartë) në trup dhe veprojnë ne këtë mënyrë kundër helmimit të gjakut. Në rastin e marrjes sistematike të substancave të hidhura: forcon mëlçinë, përmirëson metabolizmin dhe në këtë mënyrë redukton dhe kolesterinën. B17 gjeendet gjithashtu edhe në bërthamat e kajsisë e në bajamet, e hidhura.
Kujdes:Rekomandohet të konsumohen 5-6 kokrra në ditë, për një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme./shëndeti.com.al/