Gjermani, 10 maj 2014 – Bayern Munich mund të paraqet ofertë për dyshen e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj dhe Robin van Persie, ka njoftuar Daily Star. E ardhmja e Van Persiet është vënë në dyshim pas 10 muajve të aventurës së dështuar të David Moyesit në postin e menaxherit në Old Trafford.
Mario Mandzukic ka realizuar 23 gola për Bayernin këtë sezon por presidenti i nderit i gjigantit bavarez, Franz Beckenbauer deklaroi së fundmi se skuadra ka nevojë për një goleador tjetër dhe Van Persie do të ishte ideal për ekipin e Pep Guardiolës.
Ndërsa, Mario Gotze së fundmi ka shprehur pakënaqësi për hapësirën e kufizuar në ekip dhe spekulohet se mund të largohet në verë. Kjo ka bërë që Januzaj të shfaqet si kandidat për pasardhës të yllit gjerman në Allianz Arena.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





