Bajerni i Mynihut është në kërkim të zëvëndësuesit të Karlo Ançelotit. Sipas gazetës iberike “AS”, mendohet se trajneri i ardhshëm i kampionëve të Gjermanisë do të jetë Luis Enrike.
Për momentin dirigjenca bavareze ia ka besuar stolin ish-lojtarit të kësaj skuadre, Vivi Sanjol. Për kandidaturën e spanjollit, drejtuesit e Bajernit kanë kërkuar edhe këshillën e ish-trajnerit Pep Guardiola.
Mediat sportive në Gjermani kanë zbuluar se sot do të ketë një takim mes Enrike dhe zyrtarëve të klubit. Ndërkohë prestigjozja “Bild” ka lënë të hapura disa pista të tjera për stolin bavarez.
Një opsion tjetër mund të jetë edhe rikthimi i holandezit Van Gaal, i cili ka drejtuar ekipin në vitet 2009-2011. E njëjta gjë ka ndodhur më parë, me rikthimin e Udo Latek, Otmar Hitzfeld dhe Xhovani Trapatonit.





