Bajerni rikthehet te fitorja në kampionat. Skuadra e trajnerit Vinsent Kompani mposhti me rezultatin 5 me 1 Lajpcigun, në një duel që rezultoi spektakolar.
Sfida nisi e zjarrtë me dy gola të shpejtë të realizuar nga Musiala dhe Sheshko, në minutën e parë dhe të dytë, ndërkohë që në fragmentin e parë të lojës, bavarezët shënuan edhe 2 herë të tjera me Laimer dhe Kimish, duke bërë që dueli të mbyllej me shifrat 3 me 1.
Vendasit nuk u mjaftuan me këtë rezultat duke shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Sane dhe Dejvis në minutat 75 dhe 78.
Falë këtij triumfi Bajerni u ngjit në kuotën e 36 pikëve, duke kryesuar me një diferencë +7 nga Leverkusen.